Aktuale

Haradinaj: Procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade punë e kryer

Kryeministrit i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim disa nga përfaqësuesit e banorëve të fshatit Hade. Haradinaj, gjatë takimit, i ka siguruar banorët se procesi i shpronësimit dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade do të përmbyllet shumë shpejtë.

“Në vazhden e takimeve me përfaqësues të banorëve të fshatit Hade, edhe sot, i sigurova ata, që procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade do të përmbyllet me sukses të plotë:, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri në muajin që lam pas, ka arritur marrëveshje me banorët e këtyre zonave pëërmes së cilës mundësohet që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.