I nominuari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj pohoi se proceset janë në finale dhe se po punohet që seanca e radhës, e cila do të mbahet në fund të kësaj jave ose javën që vjen, të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar.
Këto komente Haradinaj i bëri në një konferencë për media, ku prezantoi kandidatët për katër kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.
“Tani seanca e fundit nuk e mbërrini epilogun. E paralajmërova dhe një ditë më herët që nuk kemi përgatit. Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë. Po punojmë që një seancë e ardhshme ose në fund të kësaj jave, ose javën tjetër të mos ta ketë epilogun e njëjte. I kemi dhënë përparësi dhe besoj vet tanimë e shihni dhe vëreni edhe vet një qeverisje më të gjerë, më gjithëpërfshirëse. Proceset janë në finale, diskutimet janë në finale. Unë nuk po precizoj më shumë por janë në finale”, tha ai.
Ndërsa tha se nuk është ithtar për mbajtjen peng të vendit pakufi dhe se po të ishte në pyetje zgjedhja e Qeverisë, ai këtë punë do ta kryente brenda dy javësh.
“Unë s’jam ithtar me mbajt Kosovën pa kufi peng. Të iu them të drejtën, nuk është zgjedhja e qeverisë, e kryetarit, sepse për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë, nga dita që do të isha i mandatuar. Unë brenda dy jave do t’i jepsha përgjigje Kosovës, Kosova në këtë rast nuk do të humbte as një orë më shumë se dy javë. Meqenëse jemi në konstituimin e Kuvendit, e këtu kanë rol të gjitha partitë, jo vetëm PAN. Për këtë arsye unë po mbetem në hije dhe s’kam marrë ndonjë vendim më direkt për zhbllokimin e gjendjes. Konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit dhe organeve tjera, është përgjegjësi e krejt spektrit politik, pra nuk është përgjegjësi e një të mandatuari për Qeveri. Ndërsa kur do të vinte radha të Qeveria, atëherë dhe s’ka pse me u diskutu, i ke dy javë kohë e kryen se kryen. Shpresoj që të vjen ajo ditë të mos e vonojmë Kosovën”, tha ai.
E sa i përket deklaratës së Kadri Veselit se në rast se Kurti i ka votat le ta formojë Kuvendin dhe Qeverinë, Haradinaj tha se edhe për këtë çështje ka procedura.
“Kjo puna e 61 nuk është e pa procedurë, se tani ne kemi provu këtë që thojke kryetari Veseli kryetarit Albinit për numrat, por nuk është ashtu sepse e kemi parë në të kaluarën, ka një rend kushtetues si ndodh 61 shi, kush është i pari në vend, si shkon. Sikur të mos ishte i pari në rend duhet me i dhënë njëherë epilog me të parin në rend…Unë shpresoj që s’do t’i humbim shumë kohë Kosovës, nuk më vjen mirë që po vonohemi kaq shumë. Iu bëjë thirrje ato që kanë mundësi, sepse këto procese nuk do t’i qojmë pa kufi, edhe këtë ta keni parasysh, nuk do të lejojmë me shku pa kufi gjendja e tillë në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, AAK prezantoi g kndidatë të komunave, për të cilët u tha se janë profesionistë të zotë dhe me një guxim qytetar e intelektual./KP/