Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë impelmentim në afate optimale.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër.
Afaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa Haradinaj u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës.