Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit.
Haradinaj klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Klubi Futbollistik “Drita” javë më parë është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.
Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.
Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.