Aktuale

Haradinaj premton zgjidhje për banorët e Hades dhe Shipitullës

Pas vizitës që bëri në Korporatën Energjetike të Kosovës, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka mësyrë komunën e Obiliqit ku e priste kryetari i komunës Xhafer Gashi.

Por para se të takohet me Gashin, Haradinaj u ndal pak me banorët e Hades dhe Shipitullës, të cilët që nga mëngjesi po protestonin në lidhje me hallin që kanë në lidhje me zhvendosjen nga shtëpitë e tyre.

Haradinaj u tha banorëve protestues që në orën 20:00 të organizojnë një takim dhe aty të flasin për problemet e tyre dhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhje.

“Dojm me gjet ku është problemi. KEK iu thash atyre drejtorave krejt që duam me këqyr njëri tjetrin kush është ka mungon. Për Zotin nëse nuk ec si duhet, nëse nuk shkon si duhet bash kurrnjë aty s’rrin..Dojm me i qit konkret ju i kishit atje do letra. Edhe ju mos e teproni fort se vendi jonë është”, u tha banorëve protestues Haradinaj.

Edhe me kryetarin Gashi, Haradinaj tha se punët më nuk do të shkojnë kështu si deri më tani dhe se secili do të jap llogari për mos punën e tij me kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, Haradinaj tha se punët më nuk do të shkojnë kështu dhe se secili do të jap llogari për mos punën e tij.

“Ai që i ka detyrat e si kryn ka me u ballafaqu me llogari. A e ka pru politika, a e ka krahun e fortë dikah, apo për ndonjë arsye tjetër, nuk kanë me mujt me ndejt në këmbë kërkush që si kryen punët, që është i ngarkuar me i kry. Kur po i them këto fjalë kështu, nuk është veç për me u bë i zorshëm e i guximshëm, por sepse u hargju koha që është dasht me punu normal”, tha kryeministri i vendit.

Haradinaj po ashtu deklaroi se është e pakuptimtë kjo qasje që ka ndodhur deri tani dhe se kjo praktikë duhet të marrë fund.

“Qysh shpjegohet që ne rrezikojmë mos me pas qymyr me prodhu. Atëherë duhet me ble te kojshitë diku. Edhe ajo ta rrit çmimin. Ekskavatorët nej dikun. Pse është kështu. Dikund ka mungu dikush këtu. Hajt ta kqyrim kush po guxon me mungu sot, edhe ta kqyrim a është ky vend i zorit, i atij që guxon me mungu sot, me ndërpre një proces kaq te ndjeshëm prodhimin nëpër miniera, me pru qymyr… Pse është dashur me prit tri vjet me u zgjidh kjo punë. Ma nuk ka kështu në Kosovë. Jemi vonu shumë. Fëmijët tanë po shkojnë te autobusët me ik dikah. Tanë po marohen thu që s’është puna jem. Po kur është ndonjë interes i caktuar po. Nuk është ma ashtu. Kosova nuk është më kjo. Një dite nejsha në punë, një ditë por kështu ka me qenë. Katër vjet nejsha në punë, ka me kanë kështu.. Dojm me fillu me punu. Shikoni java e parë është pak zor derisa të mësoheni”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi tha se ndihet i respektuar, që Obiliqin po e viziton kryeministri Haradinaj.

“E kemi një Qeveri, një kryeministër dhe ministra, që do të jetë shumë aktiv, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë… Obiliqi do ta ketë një shans që duhet ta ketë dhe të rinjtë e Obiliqit të kanë prioritet siç e thotë dhe ligji për Obiliqin që të kenë prioritet në punësim. Faleminderit shumë kryeministër. Ndihemi të nderuar dhe respektuar që vizitën e parë për me zgjedh problemin në komunën tonë, jeni sot këtu”, tha Gashi.

Qytetarët që protestonin u panë të jenë mjaftë entuziast me vizitën e Haradinajt. Esat Curri thotë se i beson fjalëve të Haradinajt, pasi që ai gjithmonë i ka realizuar ato që i ka premtuar.

“Ramush Haradinaj, çka e ka fol e ka realizu. Ka qenë në histori, ka lënë në luftë dhe mbaj ymyt që ka me lanë histori dhe mbas luftës, jo në komunën tonë por dhe në krejt Kosovën”, tha ai. /kp