Aktuale

Haradinaj premton zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur para përmendores që është afër Kuvendit të Kosovës, janë vendosur lule më nder të 1695 të pagjeturve, shkruan Ekonomia Online.

Lule ka vendosur edhe kreu i AAK Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu dhe Valon Murati.“Duhet të jemi bashkë dhe të përballemi me të vërtetën dhe duhet kjo temë të diskutohet. Nuk guxojmë me lënë si temë e të pagjeturve por duhet të zgjidhet si temë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Nga ana tjetër, Prenk Gjetaj, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve tha se me mesazhet e balonave simbolizon opinioni qe ende plaga e të pagjetueve po i përcjellë ata.
“Prandaj do të hedhim 18 balona në ajër, për 18 vite pas lufte qe nuk jane gjetë”, është shprehur Gjetaj.Pas vendosjes së luleve, familjarët e të pagjeturve bën një marsh të shkurtër në sheshin “Skënderbeu”.