Pikëllues lajmin për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovë, në Ferizaj, Bedri Rexhaj e ka quajtur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se oficeri Rexhaj i njohur si Galani, ishte një luftëtar trim i UÇK-së, i cili i shërbeu me dner dhe dinjitet atdheuut.
“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!’, ka shkruar Haradinaj./FaktePlus