Pak minuta para se të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është kujtuar ta përkujtojë një person të dashur e që nuk jeton më.
Në rrjetin social Facebook Haradinaj ka postuiar një fotografi të gjyshes së tij e cila sot e ka 19 vjetorin e rënies.
Azë Brahimaj që ndryshe njihet edhe si nëna e UÇK-së është gjyshja e dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj dhe Ramush dhe Daut Haradinaj.
Nëna Azë është nëna e Lah Brahimaj, njëri prej luftëtarëve të parë të UCK-së.
Ajo u vra më 3 gusht 1998 në shtëpinë e saj në Shqiponjë(ish-Jabllanicë) e Gjakovës.
Postimi i Dautit në Facebook:
19 vite nga rënia e nënës Azë Brahimaj! Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!