Dëshmori i Kombit Mujë Krasniqi po përkujtohet sot nga të gjithë bashkëluftëtarët e tij në 18 vjetorin e rënies.
Por jo në ndonjë akademi të organizuar për të dhe të tjerët që ranë heroikisht 18 vjet më parë por nëpër rrjete sociale.
Një përkujtim të tillë në Facebook e ka bërë edhe Daut Haradinaj.
Ai ka shkruar një dedikim të shkurtë për Kapuçin ndërsa e ka shoqëruar me një foto ku shihen së bashku nën jorgan.
“Vitet ikin ndërsa madhështia jote sa vjen e rritet!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Mujë Krasniqi-Kapuçi ka rënë më 18 dhjetor të vitit 1998 së bashku me 36 ushtarë të UÇK-së në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë derisa sillnin armatim nga Shqipëria.