Aktuale

Haradinaj: Për qeverinë i kemi votat

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë i nominuari për kryeministër të Kosovës nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj është shprehur i bindur se i ka votat për të formuar qeverinë. “Për qeverinë e dimë që i kemi votat”, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se ndoshta bllokimi po bëhet për kryeparlamentarin.

Në lidhje me deklaratat e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të mos e votuar Kadri Veslein për kryetar të Kuvendit, ai ka shtuar se ky bllokim është lojë e pastër për pushtet, nuk ka të bëjë asgjë me emra, transmeton KosovaPerss.