Aktuale

Haradinaj për idenë e Thaçit për Bashkimin Kombëtar: Së pari të hiqet taksa rrugore e vendosur ndaj kosovarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditëve të fundit po kërkon bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Por, për kryeministrin Ramush Haradinaj, më e mirë do të ishte që së pari të hiqet taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria e qytetarët e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar, megjithatë, ka thënë se një projekt i tillë është shekullor.

“Bashkimi Kombëtar është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, t’i heqin pengesat burokratike – ose ta heqin taksën rrugore që ju ka vendosur qytetarëve të Kosovës. Do të ishte mirë të vepronin kështu më konkret, një lidhje me të fuqishme ekonomike, të gjithanshme”, ka thënë Haradinaj, transmeton FaktePlus. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli