Lëvizja FOL ka organizuar një diskutim të hapur ku i ftuar është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shpjeguar rolin e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në dialogun me Serbinë.
Ai fillimisht ka thënë se në Bruksel ka shprehur kundërshtimin e dialogut në këtë mënyrë.
“Nuk mjafton ky kualitet i dialogut për zgjidhje. Kërkojë të kalojmë në fazën finale dhe aty më është thënë nga Mogherini se ju e sjellin momentin final nëse i kryeni marrëveshjet që kanë ekzistuar. Për fazën finale duhet me pas pak kohë me u marr edhe Trump, Merkel e Macron”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.
Sipas tij, pa u marrë edhe këta liderë me këtë çështje nuk mund të ndodhë faza finale e dialogut.
“Është mirë që Presidenti e udhëheq dialogun. Presidenti nuk ka edhe aq shumë punë sa ka kryeministri. Thaçi ka qenë edhe më herët i kyçur në dialog”.
Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk ka arsye me hezitu për mos me hy në fazën finale./Lajmi.net/