Aktuale

Haradinaj për Bajram Rexhepin: Humbëm një njeri të përkushtuar

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu”, shkruan kreu i AAK-së.