Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka arsyetuar projektin për autostradën e Dukagjinit.
Ai ka thënë për mes kësaj autostrade lidhin 5 komuna me mbi 624 mijë banor.
Haradinaj ka thënë se të gjithë skeptikët e këtij projekti duhet të kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa infrastrukturë.
Publikimi i plotë i Haradinajt në facebook:
Disa statistika të autostradës.
Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.
Në projektet e realizuara deri më tani, përkthe në lëvizje të automjeteve ka qenë :
Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gusht janë 20.000 automjete në 24 orë.
Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.
Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.
Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngritin zërin.
DH