Aktuale

Haradinaj pastron xhamat e Qeverisë, ka një mesazh për Vetëvendosjen

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me disa anëtarë të kabinetit të tij kanë dalë sot për të pastruar xhamat e ndërtesës së Qeverisë që ishin bërë më ngjyrë gjatë marshit të djeshëm protestues për Astrit Deharin i cili ka vdekur në Burgun e Prizrenit një vit më parë.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se edhe vetë ka humbur familjarë dhe e di se çfarë ndenje është kjo.

Ai ka kërkuar të mos dëmtohen pronat e qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH