Aktuale

Haradinaj pas takimit me Hanh, këto janë kërkesat që ia drejtoi atij

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me Komisionerin e Bashkimit Evropian Johannes Hanh, ka thënë se Kosova ka përparuar shumë në sundimin e ligjit e që Hanh-it i ka kërkuar që në një afat optimal Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave, raporton “Zëri.Info”

Haradinaj në rrjetin social “Facebook”, po ashtu ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Në takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shpreha përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit reciprok, që të përshpejtohet rruga jonë drejt BE-së.

Kosova ka shënuar përparime sidomos në sundimin e ligjit dhe Komisionerit Hahn i kërkova që Kosova të përfshihet në liberalizim të vizave në afat optimal.

RH”, ka shkruar Haradinaj.