Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas lirimit nga Gjykata e Colmarit në Francë ka thënë se tashmë është i lirë nga të gjitha akuzat dhe mund të kthehet në Kosovë.
“Procedura sot është mbyllur, është refuzuar kërkesa për ekstradim, do të shkoj ta marrë pasaportën në Strasburg sepse e kam në Polici. Po shpresoj që sot do të kthehem në Kosovë”, ka thënë Haradinaj për mediat pas lirimit të tij, njofton Klan Kosova.
Lideri i AAK-së ka thënë poashtu se në këtë “përballje” mes Serbisë dhe Kosovës, ka fituar Kosova.
“Kanë kaluar katër muaj kohë, është kohë e çmueshme megjithatë në këtë përballje, shqiptarët kanë fituar”.
“Gjithë e kemi pasur energjinë për punë dhe për të drejtën tonë, nuk besoj që ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, e drejta jonë është e drejta jonë dhe do t’i qëndrojmë besnikë gjithë herë”.