Aktuale

Haradinaj pas lirimit del në kafe

Pas lirimit nga arresti lideri i AAK-së ka dalë të pijë kafe në një kafiteri të qytetit francez Colmar.

Fotografinë e Haradinajt duke pirë kafe e ka publikuar në Facebook avokati i Haradinajt Arianit Koci.

Që nga dje Koci po qëndron në Colmar në mbështetje të klientit të tij.

Haradinaj është liruar me kusht nga një gjykatë franceze.

 

Ai është arrestuar më 4 janar nga policia franceze me një urdhërarrest lëshuar nga Serbia./KosovaPress/