Vushtrria ishte qyteti i fundit për ditën e somte ku kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj mbajti fushatën zgjedhore.
Në Shtëpinë e Kulturës në këtë qytet Haradinaj bëri thirrje që të gjithë të bëhen bashkë në mënyrë që ta bëjnë Kosovën shtet të mirëfilltë pasi që sipas tij Kosova ende nuk është shtet.
“Ne ende nuk e kemi bërë Kosovën shtet , nuk i kemi kryer punët e Kosovës, por edhe përpjekja për me bërë Kosovën shtet ka shumë punë për të cilat dikush duhet me marr përgjegjësi . Nëse marrim listën e punëve që i ka vendi ynë muj me i nda në dy grupe. E para është forcimi i shtetit ligjor,i gjyqësisë i prokurorisë , policia, ushtria që na ka të sigurt në vendin tonë se pa atë nuk ka vlerë asgjë që krijojmë . Menjëherë vjen me bë ekonomi , me bë vende të punës me ja nis me ndodh vlera e re në jetën tonë” , tha Haradinaj në Vushtrri.
Ai i përmendi fushat ku Kosova ka mangësi si në arsim dhe shëndetësi.
Sipas kandidatit për kryeministër Kosova ka resurse për zhvillim por kërkohet një bashkim i të gjithëve.
“Ka shumë punë ky vend . Shëndetësinë nuk e kemi mirë , arsimin nuk e kemi mirë në të gjitha drejtimet kur të shohim nuk është gjendja si duhet . Kosova ka njerëz të zotë , Kosova ka resurse pro kërkohet një bashkim i të gjithëve , një vullnet i të gjithëve që me nis vendin tonë . Nëse ne kishim mundur me e siguru qytetarin e Kosovës , qytetarin e Vushtrrisë se ai nëse niset në punë nuk është vetëm e ka edhe shtetin me veti menjëherë na u kishin bashku edhe vëllezërit dhe motrat tona që janë në diasporë dhe ata kishin ardh me investu në Kosovë , po ashtu edhe investitorët e jashtëm dhe sot nuk ishim duke vajtuar dhe duke u ankuar” , tha Haradinaj.
Kandidatë për deputetë në listën e koalicuionit PDK-AAK-Nisma janë edhe dy kandidatë nga qyteti i Vushtrrisë Lutfi Bilalli dhe Xhulieta Kuqi.
Bilalli tha se Kosova dhe Vushtrria kanë nevojë të kenë arsimim dhe shëndetësi cilësore.
“Kosova dhe qyteti ynë ka nevojë ta ketë një jetë të dinjitetshme , ta ketë një arsimim cilësor ta ketë një shëndetësi e cila jo vetëm e cila jo vetëm karakterin human mirëpo qasjen ndaj pacientit ta ketë me orar me kushte dhe me trajtim cilësor.. Kosova vuan sot prej padrejtësisë jo pse nuk ka shumë, ka një pasuri , ka një begati të mirë por duhet të vëhet në rend një drejtësi e cila vlen në shpërndarje dhe të ketë një qasje për të gjithë mundësisht në mënyrë të barabartë” , tha ai.
Një fjalë rasti në këtë tubim ka mbajtur edhe Xhulieta Kuqi, ish miss Kosova dhe bashkëshorte e futbollistit të njohur Shefki Kuqi.
Ajo tha se edhe në këto zgjedhje pret përkrahje nga bashkëqytetarët sikurse para 15 vjetësh kur kishte rrëmbyer kurorën e Miss Kosovës./KosovaPress/