Aktuale

Haradinaj paralajmëron hetime për ngecjet e punimeve në infrastrukturë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar hetim për ngecjen e punimeve në infrastrukturë. Ai ka thënë se rrugët janë nderuar me ritëm të ngadalshëm.

Sipas tij, punëkryesit duhet ta kuptojnë se punët do të kryhen në afat të përcaktuar. Haradinaj tha se ka shkuar aty që të mësojë më shumë për punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Përveç kësaj në këtë takim është diskutuar edhe për projekte e tjera infrastrukturore në marrëdhënie me BERZh-in.“Interesi i im është për autostradën “Arbën Xhaferi”. Ajo që diskutuam janë projektet e tjera që janë në marrëseje me BERZH-in, rruga drejtimi Pejë do të hetohet pse ka pasur ngecje, por edhe rrugët e tjera.

ngecje. Duam procedura që të trajtohen me prioritet, sepse vërehet ngecjet të cilat shihen se janë zhvilluar me ritëm të ngadalshëm. Punëkryesit do të shohin se ne duam punë dhe që punët duhet të kryhen në afat kohor”, tha Haradinaj.Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.Lekaj tha se motoja e punës së tij do të jetë në shërbim të së mirës dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës.