Aktuale

Haradinaj: Ose sot ose ditët në vijim do të kryhet çështja e Rezolutës

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë para mediave se ka konsensus mes partive në Qeveri dhe PSD’s nga opozita, rreth dialogut me Serbinë.

“Ta shohim a ka kuorum. Por, ose sot ose ditëve në vijim do të kryhet”, ka thënë Haradinaj.

Rezoluta e PSD’s kërkon përfshirjen e opozitës në negociatat me Serbinë, ndërsa Kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn.

the authorBurbuqe Metolli