Aktuale

Haradinaj nuk mund ta durojë Mustafën, lëshon takimin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin me kryeministrin Isa Mustafa dhe subjektet tjera opozitare, duke thënë se Isa Musarafa foli si Murat Meha për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që Haradinaj nuk mund ta duronte.

Ai tha se qëndrimet e tyre janë të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

Haradinaj tha se arsyeja se doli nga takimi është se ka obligime tjera. Kurse tha që kërkesa e tyre ishte që të zgjidhet drejtë demarkacioni.

Takimi po vazhdon në mes kryeministrit të Kosovës, partive opozitare dhe ambasadorëve të huaj që veprojnë në Kosovë. Ata po flasin për draft deklaratën për liberalizimin e vizave, si dhe demarkacionin me Malin e Zi. Takimi është duke u zhvilluar për gati një orë./KosovaPress/