Aktuale

Haradinaj: Nuk kemi politikë të jashtme, na udhëheq Amerika

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë, të paktën sipas shkrimeve të medieve serbe, se Kosova nuk ka politikë të jashtme.

Në këtë aspekt, ai ka deklaruar se shteti i tij i përket klubit që e udhëheq Amerika.

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe bashkëpunojmë me Brukselin e Berlinin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ne jemi pjesë e klubit të cilin e udhëheq Amerika. Ne nuk e kemi problem ta pranojmë këtë, nuk kemi ne kohë të merremi me problemet e botës”, ka thënë ai për televizionin “Happy”, transmeton klankosova.tv