Aktuale

Haradinaj: Nuk dua luftë për vizatim kufijsh

Kreu i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në tryezën e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), me tëmën “Dialogu Kosovë-Serbi pas takimit të Berlinit”, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve sjell vetëm luftë në rajon.

Haradinaj tha se të gjithë venden e rajonit kanë hartat e tyre e që sipas tij edhe shqiptarët e kanë një hartë jo zyrtare, por që Haradinaj thotë se kufijt e Ballkanit duhet të mbeten ashtu siç janë.

Tutje kryeministri Ramush Haradinaj thekson se tema e ndryshimit të kufijve ka përfunduar në Berlin.

“Të gjitha vendet e rajonit kanë harta tjera, edhe ne e kemi harten e madhe por që nuk është zyrtare. Ata që propozojnë ndryshime kufijsh janë duke e bë me qëllim me e futë Ballkanin në jo stabilitet, ata njerëz nuk janë të pa dijshëm sa mos me ditë qa po thonë. Është mirë që ky diskutim është mbyllur në Berlin”, tha Haradinaj duke shtuar se nuk dëshiron më luftë.

“Unë kam dalë prej një lufte para 20 viteve dhe nuk dëshiroj më luftë për vizatim të kufijve. Ne kemi luftuar për një jetë më të mirë dhe nuk e kuptoj këtë ide për ndryshim kufijsh. Më vjen mirë që është kry ajo dhe për më tutje jemi këtu”, është shprehur ai./FaktePlus