Aktuale

Haradinaj: Niveli i furnizimit me ujë është i kënaqshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësve të Kosovës, me të cilët bisedoi për funksionimin sa më të mirë të këtij sektori, për shkak të rëndësisë të madhe që ka për ofrimin e shërbimeve të furnizimit të qytetarëve me sasi dhe cilësi të ujit.

Haradinaj konstatoi se niveli i furnizimit me ujë është i kënaqshëm, por që menjëherë qeveria do të angazhohet në marrjen e vendimeve strategjike për sigurimin e furnizimit afatgjatë dhe të përhershëm me ujë.

Kryeministri Haradinaj i ka dhënë mbështetje kërkesës për të organizuar Konferencën Ballkanike të Ujërave “Sfidat e ujit të ndotur”, që do të mbahet në Prishtinë nga 1 deri më 3 nëntor të këtij viti.