Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur ditën e sotme të punës në një minutë heshtje për të nderuar viktimat e aksidentit të të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën Shkup-Tetovë.
“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar sot Haradinaj, duke treguar edhe një foto nga takimi me kabinetin e tij.
Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona Maqedonia e Veriut, sot e nesër do të jetë në ditë zie.





















