Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka folur rreth agjendës së tij në Samitin Digjital që po mbahet në Maqedoni.
Ai ka përmendur përparimet e vendit tonë në fushën e teknologjisë digjitale. Sipas Haradinajt, kosovarëve nuk u duhen vizat për këtë çështje.
“Ne jemi shteti më i ri me ekonominë më të re, por edhe popullsia është më e re edhe në moshë. Teknologjia ka përparuar shumë dhe prandaj aktivitetet ekonomike janë të mëdha. Prandaj, për këtë lloj biznesi nuk ka nevojë për viza. Është një mundësi që të punojnë edhe tjera ekonomi”, është shprehur ai. /Indeksonline/.