Aktuale

Haradinaj në shugurimin e Katedrales

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj po merr pjesë në shugurimin e Katedrales “Nëna Terezë”.

Në Katedralen e Prishtinës janë mbledhur qindra besimtarë dhe mysafirë të ndryshëm ku pritet që të bëhet shugurimi që përkon në ditën e shenjtërimit e Nënës Terezë para një viti në Vatikan dhe në 20 vjetorin e vdekjes së saj./KosovaPress/