Ka nisur Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, lidhje digjitale e vendeve të rajonit dhe afrim me BE-në në Shkup. Pjesëmarrës në këtë samit janë të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shefin e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.
Samiti do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq në këtë Samit pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup./Indeksonline/