Aktuale

Haradinaj në përvjetorin e çlirimit: Kosova shtëpi e përbashkët e të gjithëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pohuar se ndërhyrjae NATO-s në Kosovë është vlerë sublime për lirinë dhe jetën e gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai bëri këto deklarata në përvjetorin e çlirimit, me ç’rast tha se kthimi i qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre me ndërhyrjen e NATO-së është vlerësim i lartë.

Tutje Haradinaj theksoi se angazhimi i madh për vite ka bërë që sot të ndërtohet një shtëpi e përbashkët për të gjithë.

Publikimi i plotë i Haradinajt:

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën. Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.

Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s.

I nderuar të marrë pjesë, sot në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë.

Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët!