Në ditën e dytë të punës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar KEK-un, ku kanë diskutuar për gjendjen atje dhe për gjetjen e një zgjidhje të banorëve të fshatit Shipitullë.
Haradinaj pas takimit me drejtorin e KEK-ut Arben Gjuka tha se gjendja në KEK, nuk është në rregull dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ndërsa premtoi zgjidhje të problemit për banorët e Shipitullës, për të cilët tha se janë torturuar me vite të tëra.
“Situata në KEK nuk është në rregull. Kur e them këtë nuk po flas vetëm për menaxhim, por rasti i Shipitullës që zgjatë me vjet diçka tregon, dikund është ka ngec. Ne duam ta gjejmë ku është tu ngec, ku është gabimi, ku është mungesa. Nuk mujn këto tema me shku pa kufi… Dojm me këqyr njëri tjetrin, dojm me iu pa qysh po shkojnë punët. Dojm me iu përcjell në çdo hap qysh është puna në KEK. Sonte duam me u kthy prapë menaxhmenti i KEK të gjithë besoj është mirë mos me mungu asnjë edhe sindikata të jenë aty, por dhe gjithë banorët e Shipitullës në ora 8 do ta mbajmë një takim këtu në KEK, në sallë në menxe ku hajnë punëtorët. Nëse është nevoja dojmë me nejt sa të zgjatë një ditë dy ditë tri ditë. Duam me ndejtë bashkë s’dojmë me shku në shpi kurrë një, as menaxhmenti , as ata që merren me këtë pune, derisa t’i gjendet një zgjidhje e drejtë kësaj teme. Arsya pse p o kërkojmë kështu është se është abuzuar me kohë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai tha se pasi që është abuzuar kaq shumë me kohën, duhet të përdor masa direkte, me qëllim që kjo çështje të zgjidhet dhe të mos zvarritet edhe më tej.
“Meqë është abuzuar, ka humbur kaq shumë kohë, atëherë duhet me i përdor do masa më direkt që me u gjind zgjidhja. Kompromise nuk do të bëjmë me askënd, jo për shkak të ndonjë paragjykimi a ndonjë inati. Por me marrë vendin në qafë, mos me pas qymyr. Mos me punu eskavatorët, me pas ngecje të tilla është e pakuptimtë. Nuk mujn me i leju këto duhet me u ballafaqu. Iu thash më herët drejtorit, po iu them të gjithëve, unë nuk po shkoj me lexu ndonjë libër me mbajt një fjalim, as me citu najkënd që me fol meçëm. Nuk kem na nevojë me i ra rrotull temave, duhet me i ra direkt ku po dhemb, ku është problemi”, tha ai.
Në këtë takim Haradinaj ishte i shoqëruar edhe nga ministrja e Ambientit Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq./kp