Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës së sotme në Bruksel do të bisedojë më Federcia Mogherinin për çështjen e liberalizimit të vizave. Ndërsa, ai do të shfrytëzojë rastin që për herë të parë të flasë me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq për çështjen e Demarkacionit.
Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka udhëtuar në Bruksel, ku do të pritet bashkë me homologët e tij nga shtetet e Ballkanit, nga Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini në një darkë jozyrtare.
Haradinaj të shtunën tha për Gazetën Express se do të kthehet nga Brukseli më një lajm për viza, e me gjasë për këtë, ai do të flas veçmas me Mogherinin.
Shefi i Qeverise kosovare përvec takimit të përbashkët me 5 kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit, do ta ketë edhe një takim tjetër të ndarë, me Mogherinin.
“Kryeministri Haradinaj do të ketë takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërkohë që me homologë nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven europiane të Kosovës”, thuhet në komunikatën dërguar nga Zyra e Kryeministrit.
Burimet e Gazetës Express, thonë se kryeministri Haradinaj do të bisedojë me zyrtarë të Malit të Zi rreth cështjes së demarkimit të kufirit, përkatësisht për një pjesë të Cakorrit.
Autoritetet e Malit të Zi e kishin quajtur të mbyllur çështjen e Demarkacionit duke thënë se për këtë nuk diskutojnë, por sic duket, Qeveria e Markoviqit i ka dhënë një shansë Haradinajt.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, para se të nisej në Bruksel tha se nga atje do të kthehet më lajm për vizat që, sipas tij, mund të liberalizohen deri në muajin mars. /Express/