Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e kësaj Agjencie, Driton Gashi.
Haradinaj me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtorin Gashi dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe në të njëjtën kohë i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Kosovën.
Haradinaj ka shkruar për këtë vizitë edhe në llogarinë e tij në Facebook.
“Siguria për të gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës është jetike. Sot kam vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Drejtorit Gashi i premtova përkrahjen e plotë të Qeverisë në angazhimin e shërbimit të inteligjencës kosovare në ofrimin dhe ruajtjen e sigurisë në vend”, ka shkruar i pari i ekzekutivit.