Aktuale

Haradinaj: Ndjehem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmit të mbrëmshëm në “Manchester Arena”, ku mbetën të vdekur më shumë se 22 persona si dhe 59 të tjerë janë plagosur. Haradinaj thotë se ndjehet i shokuar me sulmin e ndodhur.

“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Mançester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë Britaneze dhe popullin e saj. Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori!”, ka shkruar ai.