Aktuale

Haradinaj nderon dëshmorët e Drenicës

Deputeti nga AAK Daut Haradinaj sot ka vënë kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve të kombit nga treva e Drenasit Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj.

Haradinaj në këto homazhe ishte i shoqëruar nga Isa Xhemajlaj kandidat i Nismës nga Drenasi për deputet të Kuvendit të Kosovës.

AAK dhe Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë së bashku me PDK-në:

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot nderuam ikonat e luftës për Liri, Rasim Kiqinen dhe Ragip Halilajn.

E ndjej vetën me fat që pata rastin ti njoh këta dy kolos të Drenicës që me pushkën e tyre nderuan Dukagjinin dhe mbarë Kosovën.

Burra si këta rrallë lind kjo tokë.