Aktuale

Haradinaj nderohet me çmimin ‘Misionar i Paqes’

Ramush Haradinaj është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Shefki Hysa drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, tha se Haradinaj nuk i përket më vetëm Kosovës por gjithë botës për paqe.

Hysa tha se të tjerët thonë që të mos i lartësojnë shumë heronjtë porse sipas tij a harrohen sakrificat e djemve të UÇK-së.

Ai tha se Haradinaj meriton respekt dhe vëmendje nga gjithë.

Ramush Haradinaj u shpreh i emocionuar për këtë nder. Ai shtoi se rrënjët si popull i kemi në paqe, porse për të është dashur të luftojnë.

Ky çmim tha Haradinaj është me i veçantë kur vjen nga Amerika të cilën e quajti engjëll mbrojtës të Kosovës./