Ish kryeministri i Kosovës, njëheir lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mobilizuar Ushtrinë e Kosovës.
Shkak i këtij mobilizimi janë zjarret që kanë përfshirë Bjeshkët e Rekës së Keqe, që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në fshatin Popoc të Gjakovës.
Haradinaj, ka thënë se për gjendjen e krijuar në atë pjesë janë mobilizuar edhe zjarrëfikësit dhe policia, përcjell FaktePlus.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka treguar se ëhstë në kontakt me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe nga afër po e përcjellin gjendjen e krijuar.
Postimi i tij i plotë:
Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Poashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar./FaktePlus/