Aktuale

Haradinaj-Metës: Jam i gatshëm të bashkëpunojmë për interesin kombëtar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Ilir Metën në marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.Haradinaj ka shtuar se pret nga Meta ndihmë të pakursyer për Kosovën.Ky është urimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar z President, Ilir Meta,Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.Ju priftë e mbara!