Aktuale

Haradinaj: Më në fund lajmi i madh

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të madh regjistrimin e gjigantit Trepça si shoqëri aksionare sipas ligjeve të Kosovës.

Në këtë rast, Haradinaj u ka uruar gjithë qytetarët dhe në veçanti minatorët për këtë arritje.

“Të dashur qytetarë dhe minatorë. Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Punë të mbarë e me fat!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Haradinaj.

the authorBurbuqe Metolli