Aktuale

Haradinaj me Metën në Gjilan: Do të qëndrojmë bashkë dhe të koordinuar për menaxhimin e situatës pas tërmetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shoqëruar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Gjilan.

Haradinaj ka thënë se sikur në çdo vend të Kosovës edhe në Gjilan janë strehuar qindra bashkëkombës, të cilëve po u ofrohet ndihma dhe kujdesi i nevojshëm nga familjet në Kosovë.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se do të qëndrojmë bashkë dhe të koordinuar, si dy shtete për të menaxhuar gjithë këtë situatë pas tërmetit me pasoja tragjike për Shqipërinë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës, që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Postimi:

Bashkë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, vizituam Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri.
Si në çdo vend të Kosovës, edhe në këtë Komunë janë strehuar qindra bashkëkombës tanë, të cilëve po u ofrohet ndihma dhe kujdesi i nevojshëm nga familjet tona!

Ne do të qëndrojmë bashkë dhe të koordinuar, si dy shtete, për ta menaxhuar gjithë këtë situatë, pas tërmetit me pasoja tragjike për Shqipërinë.

RH

the authorGazetaKNN