Aktuale

Haradinaj me fjalë të mëdha për sportistët kosovar

Në këtë ceremoni, e cila po zhvillohet në kryeqytet, janë të ftuar edhe figura të njohura si kryeministri, Ramush Haradinaj, i pari i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe i pari i FSHF-së, Armando Duka.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka shpreh falënderimin e tij për çdo kontribut -dhënës në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, Haradinaj uron qe vitin që vjen futbolli të ketë edhe më shumë suksese, shkruan GazetaBlic.

“Siç i themi faleminderit Fadil Vokrrit, ndoshta një falënderim i posaçëm i shkon atij brezi, që mbajtën gjallë futbollin edhe pas viteve të ’90-ta”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është me rëndësi që futbolli po rikthehet dhe ky vit e ka dëshmuar që Kosova po rikthehet në futboll, siç i ka hije.

Më tutje, kryeministri Haradinaj, duke uruar që vitin që vjen futbolli të ketë edhe më shumë suksese, tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e motivuar, e vendosur që të përkrahë sportin, si në rritjen e buxhetit për atë dhe investimet që po ndodhin në të gjitha stadiumet në Kosovë, thuhet në njoftim.

“Sporti e përbën një dimension shumë të rëndësishëm të të gjithë popujve, ndërsa për ne është shumë i rëndësishëm ky dimension i sportit, e veçanërisht ai i futbollit, që na ndihmon për kthimin në arenën ndërkombëtare, prezencën ndërkombëtare, që Kosova e ka shumë me rëndësi”, tha kryeministri Haradinaj.
/GazetaBlic/

the authorBurbuqe Metolli