Aktuale

Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre

Kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.

Ai ka shkruar se Mentori ra për lirinë e Kosovës së bashku me vëllezërit Menderesin dhe Menhendin.

Po ashtu, ai ka përkujtuar edhe dëshmorin tjetër të rënë në këtë ditë, dëshmorin nga Tirana, Skerdilajd Bardhyl Llagami.

“Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë me nderim në përvjetorin e rënies, dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.
Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë. Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli