Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj e ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe nëse do të mund t’i qëndrojë premtimit se brenda tre muajve siç ka premtuar do të ketë liberalizim të vizave.
Në këtë pyetje Haradinaj i ka thënë Molliqajt se periudha tre mujore është opsionale, por ai ka fajësuar edhe vonesën e formimit të institucioneve.
“Liberalizimi vizave është temë që është ndërlidhur, pos me reformat në rend dhe ligj, korrupsionit dhe reformat tjera që anë përfshi në MSA, ka 22 veprime. Ne mund të jemi më vonë me demarkacionin, mund të vonohemi mund mos ta kemi zgjidhjen sepse Kosova nuk i ka dy të tretat për versionin aktual, kjo temë mund të çalojmë por është në proces. Ndërsa, mund të avancojmë më shumë me MSA-në. Nëse MSA dhe detyrat që kanë dal janë me të avancuara mund të bëhet kjo, pra mund të mjaftoj kjo, pra mundet në këtë kohë, për një vlerësim pozitiv për liberalizim vizash, koha prej tre muajsh për temat që kam cek për të dyja është ende opsionale, por një vonesë është shkaktuar edhe me formimin e institucioneve”, tha Haradinaj.