Aktuale

Haradinaj: Kurti nuk është pasues i imi

Tashmë pothuajse janë bërë një muaj që kur në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

E, partia e cila ka fituar në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje, me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin, shkruan FaktePlus.

Por, pavarësisht kësaj institucionet e Kosovës ende nuk janë formuar, ndërsa kandidat potencial për kryeministër po shihet pikërisht Kurti.

E, lidhur me formimin e Qeverisë së re sot ka folur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai, ka thënë se Albin Kurti nuk është pasues i tij, por ka shtuar se nëse punon në të mirë të vendit do të ketë përkrahjen e tij.

“Nuk është pasues i imi, ëhstë kryear i Qeverisë së vendit dhe i uroj sukses, nëse punon në të mirë të vendit do ta përkrahi”, ka thënë Haradinaj.

Këto komete Haradinaj, i dha pasi bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij.