Deputeti i VV-së Xhelal Sfeqla, ka kërkuar në emër të dy dëshmitarëve që të shkarkohet ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, nga ky post si dhe dërgimi në Prokurori të këtij rastit të ti.
“Të gjithë dëshmitarët deklarojnë se Rikallo është parë në vazhdimësi me kapelë ushtarake. Banorët përmendin edhe thyerjet e lokaleve e banesave. Rikallo në vitin 1998 i përkiste grupeve kriminale që dhunonte e dëbonte shqiptarëve, i furnizonte të tjerët për të kryer krime”, tha ai.
Ai tha se drejtësia nuk është e barabartë për shqiptarët dhe serbët, sepse shqiptarët janë dënuar pa prova duke përmendur vëllezërit Kiqina, Sylejman Selimin e Sami Lushtakun.
Për këtë ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj,i cili tha kur janë dënuar komandantët disa janë gëzuar dhe kanë festuar.
“Motivi që i shtyn disa me mbrojt të drejtën e viktimës, është me siguri i ndershëm, por nuk besoj që të gjithë janë me i mbrojt viktimat, sepse kur janë dënu komandantat jeni gëzu, keni festu edhe e di që jeni gëzu”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se është interesuar shumë për rastin e Rikallos dhe tha të ketë dëgjuar se disa perosna të cilët e akuzojnë ministrin, ia kanë zaptuar banesën pas luftës dhe më pas i kanë kërkuar para.
“Ata që po folin ja kishin nxon këtij banesën mas luftës dhe ia kishin marrë do pare për me ia lëshu banesën. Edhe na jemi shqiptarë edhe na dhamin këto tema”, tha Haradinaj/KosovaPress/