Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në dy vjetorin e vdekjes së tij, ish kryeministrin e parë të Kosovës, Bajram Rexhepin.
Haradinaj, ka thënë se Rexhepi do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit, shkruan FaktePlus.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Rexhepi mori detyrën e kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike.
Bajram Rexhepi, ishte kryeministri i parë në kohën e pasluftës.
Në prill të 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.
Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi./FaktePlus/