Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, nëpërmjet një ragimi për media i është përgjigjur kreut kosovar të ekzekutivit në debatin në distancë që kanë nisur rreth demarkacionit me Malin e ZI.
Haradinaj ka thënë se nuk ka bërë ultimatum e as nuk e ka kërcënuar kryeministrin.
“Unë e kuptoj pozitën e rëndë të Isa Mustafës dhe përpjekjen e tij dëshpërues për sajuar lloj lloj argumentesh për ta justifkuar marrëveshjen më të dëmshme në historinë e Kosovës, prapa të cilës qëndron ai vet, por nuk e kuptoj pse ai një letër publike që i drejtohet atij, e ku i kërkohet që të mos e bëjë këtë gabim, e cilëson ultimatum e kërcënim, kur aty nuk kishte as ultimatum e as kërcënim.
Kryeministri duhet ta arsyetojë dhe ta argumentojë pse Kosova u dashka të humbë territor, me fakte e me argumente, e jo të sajoj e të falcifikoj argumente të pa qena!
Jo për Isa Mustafën, sepse ai e di të vërtetën, por për hirë të opinionit publik, as unë e as AAK-ja, nuk e kanë votuar ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemura, Park Nacional, as në kifijt e Isa Mustafës e as në kurrfarë kufijsh. Bile unë këtë e kam quajtur, interes kriminal të grupeve të caktuara dhe kam arritur që t’i bindë edhe disa deputetë të LDK-së që të votojnë kundër.
Ky është transkripti i votimit për atë ligj, dhe është mirë që Mustafa ta lexojë dhe jo ta marrë edhe ligjin edhe të drejtën në dorën e tij, për të sajuar e për të ofenduar, e këtë t’ma përshkruaj mua. Kur faktet shtrembërohen z Kryeministër, kësaj i thonë mashtrim!”, ka shkruar Haradinaj.