Aktuale

Haradinaj krenar me bashkëluftëtarët e tij, dëshmorë

Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj sot ka vënë kurora lule tek varrezat e dëshmorëve të Batalionit të tretë të Zonës Operative të Dukagjinit.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me bashkëluftëtarë e tij tash dëshmorë të kombit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot, më shumë se kurrë, ndihem krenarë me bashkëluftëtarët e mi, dëshmorë të Batalionit të tretë të ZOD.

Përpjekjet për t’i shpëtuar të plagosurit në majin e vitit ‘99, na kushtoi me shumë dëshmorë, që sot u skaliten në bronz në vendlindjet e tyre.