Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produktet serbe. Haradinaj tha se Kosovës i nevojitet shembulli i Enver Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje.
I pari i Qeverisë gjatë akademisë përkujtimore tha se dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u devijua nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shëndërruar në dialog për territore.
“Sot 20 vjet pas çlirimit kuyr po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë , dialogu për normalizimin e marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u deviju nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel, duke u shëndërruar në dialog për territore. Prandaj, sot na duhet shembulli i heroit tonë, Enver Hadri që të mos na përsëritet historia”, deklaroi Haradinaj.
Derisa tha se vendimi për bllokimin e mallrave serbe është veprim që pengon formalizimin e një ndarje, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje.
“Vendosmëria për të qëndruar në drejtën e Kosovës së 17 shkurtit është rreshtim i drejtë në anën e historisë, dhe ne poashtu me vendimin e marrë për të bllokuar mallrat serbe, pra taksa 100 për qind është poashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje, edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, tha Haradinaj./Express