Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në Ditën Nacionale të Zvicrës ka uruar këtë shtet, siç e ka quajtur mik.
Sipas tij, shteti zviceran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike.
“Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.